Top News - Paga mesatare 420 euro/ Në Shqipëri, me e ulëta në rajon

Top Channel Albania 2020-08-02

Views 10

Shqiperia renditet e fundit ne rajon per nga niveli i te ardhurave mujore. Sipas te dhenave te publikuara nga ?monitor?, janë krahasuar tabelat e pagave bruto sipas aktiviteteve ekonomike në vend me te dhenat statistikore të Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës për vitin 2019. Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro, që është 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Një vend më lartë renditet Kosova me 602 euro, Maqedonia 617 euro, ndersa Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Më të paguarit në rajon rezultojnë malazezët, ku të ardhurat mesatare mujore janë 770 euro. Ky nivel pagash përputhet me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane. Ekspertet mendojne se në këtë nivel të ulët të ardhurash mund të ndikojë edhe informaliteti në tregun e punës. por nga ana tjetër pagat janë më të ulëta se rajoni janë edhe në administratën publike ,përfshirë arsimin dhe mjekësinë, apo dhe në aktivitete ku nuk ka informalitet, si në sektorin financiar apo telekomunikacionet. Sipas eksperteve Shqiperia ka prodhimin e brendshëm bruto për frymë të parafundit në Europë, duke lene pas Kosoven e për pasojë është një treg që prodhion pak dhe ka paga të ulëta. Sa i takon sektorit shteteror pagat më të larta në rajon i ka Bosnjë- Hercegovinë, mesatarisht 980 euro. Paga të larta në administratë kanë dhe Mali i Zi 910 euro, Serbia 826 euro, Maqedonia 712, Kosova 606. Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta në rajon ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rreth rreth 26-27%, duke pasur edhe nivelin e pagave në administratën publike 536 eurove qe eshte me i uleti ne rajon. diferencimet ne paga, vihen re edhe ne shendetesi, ku masatarja e Shqiperise eshte 435 euro, që është afërsisht sa gjysma e mesatares së rajonit. Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro, në Kosove paga mesatare e mjeketeve fillion me 836 euro. Po keshtu edhe arsimi, ka rroga nga me të ulëtat në rajon. Paga mesatare në arsim është 506 euro. Më mirë i paguan mësuesit Mali i Zi, me gati 750 euro. Në shtetet e tjera, luhatja është midis 650 dhe 710 euro. më pak i paguan Kosova punonjësit e arsimit, me rreth 490 euro në muaj. ndërkaq lidhur me të dhënat krahasimore të publikuara nga monitor ka reaguar edhe kreu i PD Lulzim Basha, duke e konsideruar kete renditje si te fundit ne rajon per pagat pasoje e takses progresive qe ka vendosur qeveria ?Rama? qe sipas tij eshte nje nga deshtimet me te emdha te saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacio...

Share This Video


Download

  
Report form