Ora News – Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria është vendi me pagën mesatare më të ulët në Evropë dhe në rajon. Të dhënat e Wikipedias të cilat i referohen të dhënave të INSTAT dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nxjerrin në pah se në Shqipëri paga mesatare mujore kap nivelin e 347 eurove.

Ndërkohë vendet e rajonit kanë një pagë mesatare më të lartë duke nisur nga Kosova me 405 euro,Mali i Zi me 509 euro dhe Serbia me 407 euro .Nga të dhënat konstatohet se paga mesatare në Shqipëri është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Vendi me nivele më ta larta të pagës në Evropë renditet Zvicra me 4,421 euro në muaj, e ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia.

Sipas të dhënave paga në Shqipëri e llogaritur me shpenzimet e përditshme mbetet sërish më e ulëta në Evropë çka tregon se kosto e jetesës në Shqipëri është mjaft e lartë në krahasim me pagën.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/shqiperia-ka-nivelin-me-te-ulet-te-pages-mesatare-ne-rajon

Share This Video


Download

  
Report form