#rtvora #oranews
Jo vetëm përceptimi, por niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri është fakt. Një raport i Bankës Botërore ka zbuluar nëpërmjet pyetjes që i ka bërë rreth 400 bizneseve se korrupsioni ka njohur një zgjerim të ndjeshëm në 6 vitet e fundit në Shqipëri.
Në raportin që ka të bëjë me vrojtimin e sipërmarrjeve ose economy-overview, rezulton se 36% e biznesit ka pranuar se është kërkuar ryshfet nga ana e zyrtarëve të paktën një herë.
Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe dy herë më e madhe se mesatarja botërore.
Raporti nënvizon se kërkesat për ryshfet në vendin tonë janë gati tre herë më të larta se mesatarja e Europës dhe Azisë, e cila arrin në 11.9%, ndërsa ajo globale në 17.4%.
Sipas Bankës Botërore, kompanitë shqiptare janë detyruar të paguajnë më shumë nën dorë për zyrtarët e shtetit.
Treguesit që ka marrë në konsideratë raporti i Bankës Botërore që publikohet një herë në gjashtë vjet ka një përkeqësim gati dyfish nga raporti i fundit, ai i vitit 2013.
Bizneset janë pyetur për kontaktet që kanë me autoritetet fiskale nga të cilat rezulton se 34.6% kanë pranuar se kanë dhënë dhurata për inspektorët e tatim-taksave, një shifër kjo gati 4 herë më e lartë se vendet e Europës.
Një herë në çdo 6 vjet, Banka Botërore kryen të ashtuquajturën "Vrojtimi i Sipërmarrjeve" në të gjitha vendet e Europës lindore dhe Azisë qëndrore ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit si korrupsioni, taksat, krimi dhe ambjenti rregullator.
Po cila janë rezultatet për vitin 2019? Krahasuar me 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati 2 herë, nga 20.6% që ishte atëherë në 36.1% sot.
Madje frekuenca aktuale e ryshfeteve sipas Bankës Botërore është më e lartë edhe sesa ajo e vitit 2005.
Raporti evidenton se korrupsioni nga zyrtarët publikë mund të jetë një barrë e madhe administrative dhe financiare për firmat.
Korrupsioni krijon një mjedis të pafavorshëm biznesi duke minuar efikasitetin operacional dhe rrit kostot dhe rreziqet që lidhen me drejtimin e një firme private.
Raporti evidenton se firmave u kërkohet të bëjnë pagesa jozyrtare nga zyrtarët publikë për të zgjidhur problemet e tyre, si për të marrë leje dhe licencat.
Në tabelë jepet edhe për qindja e firmave që kanë dhënë të paktën një herë ryshfet, ndërsa në nivel krahasimor me vendet e Europës dhe Azisë qëndrore jepet numri i ulët i këtij lloj ryshfeti.
Raporti evidenton se firmave u kërkohet ryshfet kur kërkojnë leje ndërtimi.Pagesa bëhet gjatë takimeve me zyrtarët e taksave.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/raporti-i-bankes-boterore-ryshfeti-ne-shqiperi-me-i-larti-ne-rajon
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit...