Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ministria e Energjitikës ka hapur garën për dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës për 20 vite.
Kompania private që do të kualifikohet do të duhet të investojë 58 milion euro.
Analisti, Gjergj Erebara, thotë se projekti i TEC Vlorës ishte me defekt që në ndërtim edhe pse u shpenzuan 100 milion euro.
Erebara: U konceptua në një kohë tjetër, kur në Shqipëri nuk kishte akoma lidhje energjitike për tu importuar energjia elektrike. U konceptua në një kohë kur çmimi i naftës ishte 30 dollarë për fuçi, në 2004. Kur përfundoi së ndërtuari, çmimi i naftës në 2009 ishte 70-80 dollarë për fuçi. Përveç kësaj, pati një defekt në prokurorimin e organizuar nga Banka Botërore.
Erebara shpjegon se Shqipëria do të kishte më shumë interes që të importonte energjinë sesa të prodhohej në TEC Vlora.
Erebara: Një nga arsyet se pse nuk është këmbëngul shumë për ta vënë në punë është dhe fakti se kostoja e prodhimit të energjisë elektrike me atë Temrocentral është jo shumë efikase në raport me koston e importit të energjisë elektrike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-me-tec-e-vlores-si-deshtoi-tenderi-100-mln-euro-i-bankes-boterore