Klosi nga Divjaka: Flora dhe fauna është përmirësuar, do loboj për të shtyrë moratoriumin e gjuetisë

Report TV 2020-08-01

Views 0

Gjatë një takimi në zonën turistike të Divjakës ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se do të lobojë fort që në vitin 2021 kur mbaron moratoriumi për gjuestinë, të vendoset një tjetër moratorium. Sipas Klosi e mira do të ishte të vendosej një tjetër 5-vjeçar, pasi gjatë kësaj periudhe flora dhe fauna janë përmirësuar shumë. Gjithsesi për këtë do të ketë takim me grupet e interesit.

"Jemi këtu në Divjakë në një nga ato qendrat më të avancuara që kemi ne në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, pasi realisht ja kemi dalë që këtu të krijojmë një ambient jo vetëm turistik, jo vetëm që vizitohet nga mijëra e mijëra pushues, por të jetë dhe një ambient shkencor edhe Spitali i shpendëve që kemi për te inauguruar sot një investim i përbashkët me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, PNUD, dëshmon që sa mire po ja dalin që e gjithë Agjencia e Zonave të Mbrojtura të shndërrohet në një agjenci për natyrën. Pra të përkujdeset shumë më shumë për ato çfarë ndodh në natyrën shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form