Numri i aksidenteve në punë dhe vdekshmëria është përgjysmuar. Fakti është bërë i ditur nga Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë Blendi Klosi i cili ka thënë se përveç kësaj, sëmundjet profesionale kanë pësuar ulje drastike e po ashtu dhe vdekjet dhe dëmtimet gjatë 8 orëshit të punës.
Ministri i Mirëqenies sociale i bëri të ditura këto statistika gjatë një aktiviteti me praninë e drejtuesve të Sindikatave Shqiptare dhe atyre të rajonit, në Ditën Botërore të Punës së Denjë.