Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i ftuar sot në edicionin qendror të lajmeve në TV Report, foli projektin ?100 fshatrat? të ndërmarrë nga qeveria, për të promovuar turizmin.
Ministri sqaroi disa kritere që duhet të zbatojnë disa fermerë, per t?i kthyer banesat e tyre, në qendra tërheqëse për turistët.
?Do të ketë më shumë ekonomi, më shumë mirëqenie, për të pasur mundësi që banorët e zonës rurale, të kenë më shumë arsye për të jetuar atje. Kjo është një nismë e përbashkët, përgëzoj ministrin Peleshi për një nismë të tillë, bëhet fjalë për një bashkëpunim mes 4 ministrish, për të paraqitur 100 fashatrat e parë shqiptarë, që në vetvete pasqyrojnë bukurinë e fshtatit tonë. Jo se nuk do të ketë fshatra të tjerë ku do të investohet, por këto do të shërbejnë si magnet për turizmin. Kemi përcaktuar në çdo bashki 100 fshatrat e parë për t?i marrë si simbole. Ne do të përpiqemi të krijojmë lehtësira fiskale për ta, për të pasur mundësinë, që me disa kritere, të ketë një certifikim nga ministria e turizmit për ta si qendër agro-turizmi. Për shembull ne kemi zona të shkëlqyera në malet e Shqipërisë. Këto qendra duhet të garantojnë fjetjen, prodhimet e fermës apo zonës përreth dhe të ofrojnë kulinari, restorant dhe pije të zonës apo të vetë lokalit. Duhet të kenë një sipërfaqe 2 hektarë prodhimi produktesh bujqësore. Po ashtu, qendra duhet të ketë disa kushte hotelerie, si të paktën 6 dhoma dhe jo më shumë se 30 dhoma, në mënyrë që të ruhet identiteti i fshtatit?.