Ajlini për më tepër është edhe një nënë në karriërë, ajo dëshiron të zhvillohet profesionalisht dhe gjatë kësaj kohe që I ëshë dashur të studiojë dhe të punojë ndërkohë dhe ka qenë një nënë e përkushtuar, thotë se ka pasur ndihmën e prindërve dhe të afërmëve të tjerë, megjithatë shprehet se rolin kryesor e luajjnë prindërit në edukimin e fëmijëve. Ndërsa thotë edhe se në fakt, nuk është ashtu sic mendohet se mund të jetë një jetë e rrëmujshme dhe shumë e zhurme jeta e një nëne me shumë fëmijë:
?? Mëngjesi jonë është shumë i qetë, me rregull, lajnë duart vet, ulen në tavolinë aty, secili në karriken e vet, pjatën e vet, gjërat e veta. Është pak për mburrje, unë mund të dal me fëmijët vetëm, I marr të 7 mund të shkojë në të gjithë botën, dhe skam nevojë për të një të dytë për ndihmsë, shoqërues, sepse janë aq të privilegjuar për dore dyshe nga dyshe, dhe nuk levizin?
Për të e rëndësishme është të dish të menaxhosh kohën pasi ka shumë prindër të cilët edhe pse me një fëmijë, e kanë të vështirë ta menaxhojn rutinën.
?? Ka plot që kanë 7 fëmijë, kjo nuk është një meritë e imja, është një bekim që zoti më ka dhënë, merita që mund të kem si prind është që unë ti edukoj edhe ti bëj qytetarë të denjë të këtij vendi, dhe këtij komuniteti ku unë jetoj.