Bllokohet sërish ngritja e gjykatës Kushtetuese e cila thuajse ishte gati për t'u plotësuar me dy gjyqtarë për të çuar në gjashtë numrin e trupës funksionale, proces i cili ndikon drejtpërdrejt në çeljen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE duke rrezikuar bllokimin.
Këshilli i emërimeve në drejtësi ka verifikuar nëntë kandidatët në garë, nga ku asnjë nuk është kualifikuar për të marrë pëlqimin e parlamentit e më pas dekretin e presidentit. Tre kandidatë mes tyre Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka janë tërhequr nga gara. Ndërsa Besnik Muci, Arduta Aslua, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo, Vasil Bendo dhe Dedë Kasneci nuk kanë plotësuar kriteret ligjore për të vazhduar garën.