Vetëm tre nga shtatë kandidatë për Kryeprokuror të përkohshëm kanë përmbushur kriteret ligjore për t?u ulur në karrigen e lënë bosh nga Adriatik Llalla.
Pas dokumentacionit të sjellë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Autoriteti i Dosjeve, Komisioni i Ligjeve në raportin që do t?i përcjellë për votim kuvendit veçoi vetëm emrat e Arta Markut, Ferdinand Elezit dhe Ermira Tafanit si kandidatë që plotësojnë kriteret.
Besnik Muçi nuk përmbushte kushtin e vjetërsisë si prokuror, Arqile Koça nuk kishte gradë shkencore në drejtësi, Artur Selamani plotësonte pjesërisht kriteret ligjore për integritetin moral e profesional, pasi rezultonte me masë disiplinore, ndërsa kandidati tjetër Granit Shahu krahas mos përmbushjes së kushtit për vjetërsinë në punë nuk plotësonte as kriteret ligjore për integritetin moral e profesional.
Bledar Çuçi: ?Komisioni i përcjell këtë raport kuvendit me të dhënat për secilin nga kandidatët?.
Seanca për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm do të jetë në 18 Dhjetor. Votimi do të jetë me shumicë të thjeshtë dhe fitues do të zgjidhet kandidati që do të marrë më shumë vota.