Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar zgjedhjet e kryeprokurorit të ri, tha se ka disa zëra se pse mazhoranca kërkon ta ndërrojë.
Nazarku: Çfarë interesi ke për të zgjidhur një prokuror të përkohshëm? Nëse shikon kompetencat. Ky prokurori i përkohshëm është si ai njeriu që do të bëjë një punë që heq tonelata të dheut. Po të hysh tek kompetencat e reja, po të flasësh me ironi, janë ato të kontrollit të hajdutëve të Kombinat-Kinostudio. Po të shtosh këtu siç thotë opozita që ka të drejtë të heqë prokurorët e krimeve të rënda, e gjitha kjo ka të bëjë me heqjen e sasisë së madhe të dheut. Gjitha këto mund të quhen teori të logjikshme që thotë herë opozita, herë pozita, secila mbron veten. Ka një ndryshim në këtë histori që hy në teorinë e konspiracionit. Prokurorit të përgjithshëm i thanë se Llallës i ka mbaruar mandatit, ndërsa ata që e shohin me vëmendje këtë proces dhe që e kanë përgatitur këtë kushtetutë të re, e cila në thelbin e saj ka Vettingun, OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë vistën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nazarko-cfare-interesi-ka-ps-nje-kryeprokuror-te-perkohshem