http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka pushues që i qëndrojnë besnik turizmit lumorë. Këta janë kryesisht të moshuarit që për efekt edhe të temperaturave të larta, preferojnë të qëndrojnë në zonat më të freskëta.Një nga këto desntinacine është edhe lumi Shkumbin në Elbasan. Por pushuesit ankohen për ndotjen e mjedisit, por edhe mungesën e kushteve.I njohur për freskinë e ujit dhe pyjeve lumi Shkumbin tërheq çdo vit me dhjetëra banorë nga Elbasani, kryesish pensionistë dhe familjarë. Por ky lloj turizmi frekuentohet edhe për shkak të kostove më të ulëta që ofron në raport me zonat bregdetare.Por ajo çka është e dukshme në zona të tilla është mungesa e vëmendjes nga pushteti lokal. Investimet mungojnë ndërsa pushuesit duhet të mendojnë vetë për çdo gjë. Në një gjatësi prej 181 kilometra lumi Shkumbin të ofron jo vetëm plazhin dhe freskinë e pyllit , por zona mund të përdoret edhe për peshkim.