http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të punësuarve rishtazi nga arsimi profesional në sektorin e turizmit, kryeministri Rama u tha se duhet të ndihen krenarë për zgjedhjen e bërë. Për kreun e qeverisë, ky formim i lënë në harresë për më tepër se dy dekada, është zgjidhja e duhur, pasi siguron vende pune.
?Nënvizoj rëndësinë e madhe të përkushtimit ndaj arsimit profesional. Është një zonë që u la tërësisht e shkretë. Vendet e zhvilluara kanë arsim profesional super të zhvilluar?
E duke u kthyer në potencialin ekonomik të sektorit të turizmit, kryeministri Rama tha se kërkesat janë në rritje. Ndërkohë që nënvizoi nevojën për rritjen e kapaciteteve pritëse.
?Turizmi vitin e kaluar ka pasur 42 mijë të punësuar të regjistruar, pa llogaritur të paregjistruarit. Në tremujorin e parë kemi 12-13% kemi rritje të turistëve dhe mund të shkojmë më 15% dhe në disa vite do shkojmë në 10 milionë turistë. Por na duhet të shtohen kapaciteteve, pasi numri është shumë i lartë. Fluksi nga vendet nordike tregon se Shqipëria është krejt e kundërta nga çfarë e pikturojnë disa. Për këtë duhet bërë shumë më tepër dhe po bëjmë maksimalen?
Duke theksuar rëndësinë e turizmit si motor të zhvillimit ekonomik, shefi i ekzekutivit tha se vëmendja duhet të shkojë edhe tek agroturizmi.