Më shumë të shëruar sesa të infektuar në 24 orët e fundit/ Humbin jetën 5 qytetarë - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-11-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit dhe 101 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 803 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.Ministria e Shëndetësisë informon se janë shëruar 119 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar positive, 18 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. ?Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.?Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 2062Durrës 527Shkodër 283Fier 140Lezhë 195Korçë 175Vlorë 125Kukës 135Elbasan 154Berat 77Gjirokastër 36Dibër 52

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS