Ka mbërritur në Rinas charteri i parë me 180 turistë nga Polonia ndërsa deri në mbrëmje pritet të ulen në tokën shqiptare 650 turistë polakë. Ndonëse ka rënë ndjeshëm numri i vizitorëve polak krahasuar me një vit më parë, për ministrin e turizmit Blendi Klosi turizmi vendas ka shpresë për të mbijetuar me rikthimin e këtyre charterave.