Report TV - Brukseli nuk pranon kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë

Report TV 2019-07-03

Views 0

Brukseli rrëzon Holandën. Komisioni Europian nuk pranon kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Lajmi u konfirmua për Shqiptarja.com dhe Report Tv nga zëdhënësi i zyrës së BE-së në Tiranë. Komisioni Europian mësohet se është shprehur se pas vlerësimit të situatës aktuale, Shqipëria nuk plotësohen mekanizmat për pezullimin e vizave.

"Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni vlerëson se në situatën e tanishme nuk janë rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave" thuhet ndër të tjera në përgjigjen e KE-së për kërkesën e Holandës.

Në datë 16 Prill Holanda miratoi në parlament një rezolutë, të cilën ia dërgoi KE-së duke i kërkuar që të pezullojë lëvizjen e lirë për shqiptarët për dy arsye, e para nivelin e kriminalitetit dhe e dyta fluksin e emigrantëve të paligjshëm, të cilët kërkojnë edhe azil.

Por shifrat që publikonte si justifikim Holanda nuk ishin bindëse, pasi në vitin 2015 numri i azlikërkuesve ka qenë 1005 dhe në 2016 ka shkuar në 1665, në vitin 2017 ka rënë në 365 dhe në vitin 2018 ka pasur 550 shqiptarë që kanë kërkuar azil, por ashtu edhe niveli i kriminalitetit është shumë i vogël. Pas shqyrtimit të kërkesës, Komisioni Europian e hodhi poshtë.

Share This Video


Download

  
Report form