RTV Ora - Komisioni Evropian refuzon kërkesën e Holandës për anulimin e vizave për Shqipërinë

Ora News Lajme 2019-07-03

Views 0

#rtvora

Komisionin Europian refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë.

Një zëdhënës i Komisionit, tha për RTV Ora se Shqipëria vijon të plotësojë kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave.

?Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni vlerëson se në situatën e tanishme nuk janë rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave,?-tha ai.

Komisioni, shtoi zëdhënësi, do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

Reagon Soreca - Ndërkohë vendimi u konfirmua edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

"Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informatat e disponueshme dhe të dhënat përkatëse, Komisioni Evropian konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin anulimi të vizave nuk plotësohen,"-shkroi Soreca, në një njoftim në Twitter.

"Komisioni i BE sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza. Tani është koha që Shqipëria të vazhdojë përpara me energji në rrugën e saj drejt integrimit në BE, në pikëpamje të vendimit të Këshillit të BE në tetor,"-shtoi ambasadori i BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/komisioni-evropian-refuzon-kerkesen-e-holandes-anulimin-e-vizave-shqiperine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form