Një autobusë me targa të Kosovës, ka marrë flakë në aksin Rrëshen- Milot, ku fatmirësidht nuk kanë pasur të lënduar.
Mësohet se autobusi ishte nisur nga Kosova dhe do të shkonte në Shkodër.
Vetë drejtuesi i mjetit është shprehur se flakët kishin ardhur nga mbinxehja e motorit.
Ndërkohë policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Mësohet se pasagjerët që ndodheshin në autobus do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me një tjetër automjet.