Vetëflijimi Horror në Kombinat mbetet ende një mister për hetuesit. Sot policia dhe prokuroria kanë në dorë vetëm dëshmitë e të afërmve të familjes Josifi dhe fqinjëve, të cilët kanë thënë se kanë parë disa persona që kanë hyrë e kanë dalë nga banesa.
Pikërisht dy burra dhe 1 grua, që mund t?i përkasin ndonjë sekti fetar, besohet se mund të kenë patur informacion për vetëflijimin e Anisa Josifit dhe kanë mbështetur Zhaneta dhe Blerta Josifin, për të vijuar me procesin e vetëflijimit me shpresën te ringjallja.
Ende nuk ka të dhëna se kush janë këta persona dhe puna vështirësohet edhe më shumë, kur në Shqipëri ka 606 sekte dhe kulte fetare që nuk raportojnë tek asnjë institucion.
Vetëm dëshmia e Blerta Josifit mund të zbardhë misterin, por kjo e fundit deri më tani nuk ka qenë në gjendje për të treguar detajet e ngjarjes horror.
Policia e prokuroria deri më tani nuk kanë kryer asnjë veprim për hetimin e këtyre sekteve. Pavarësisht se të afërmit kanë folur për një sekt nga Holanda, për dëshmitarët e Jehovait, apo për Kishën Ungjillore, asnjë prej këtyre personave nuk është marrë në pyetje.
Brenda banesës është gjetur edhe një kartëviztë, e cila i përket drejtuesit të një kulti në Tiranë, si dhe shkrime ku Blerta e Anisa këshilloheshin për procesin e vetëflijimit, por ende nuk janë zbardhur nga prokuroria.
Anisa Josifi u vetëflijua dhe nëna e motra e saj e mbajtën të vdekur në banesë për 1 vit e 3 muaj. Vetëflijimin e nisi edhe Zhaneta e Blerta Josifi, ku kjo e fundit shpëtoi pasi në banesë u futën zjarrfikësit dhe policia.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/