?Historia ime? ka sjellë ditën e sotme një rrëfim të guximshëm, të një gruaje po aq të guximshme. Olimbi Hoxhaj është drejtore e shoqatës së personave të prekur me virusin HIV/AIDS, e cila është themeluar në vitin 2004. Pikërisht një vit, pasi vetë Olimbia zbuloi se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës.
Ajo e mësoi këtë fakt, vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, i cili asnjëherë nuk i kishte treguar se ishte i prekur nga virusi. Olimbia është nënë e 4 fëmijëve, 3 djemtë e saj janë mbartës të këtij virusi, ndërsa vajza nuk është e prekur nga HIV/AIDS. Jeta e Olimbisë dhe e fëmijëve të saj ka qenë tepër e vështirë, jo vetëm për të jetuar me këtë sëmundje, por edhe për t?u përballur me refuzimin e njerëzve.
Megjithatë, ajo ia ka dalë dhe ka themeluar shoqatën, që edhe sot vijon dhe e drejton me mjaft përkushtim.