Report TV - Tepelenë, gjurmët që la zjarri në banesën e familjes Shehu

Report TV 2017-02-26

Views 0

Një ditë pas zjarrit që i mori jetën nënës 35 vjecare Elda Shehut dhe foshnjës së saj 6 muajshe, duken më të qarta gjurmët që la pas tragjedia e mbrëmjes së djeshme në Tepelenë, në apartamentin e Genci Shehut.

Tymi i flakëve të zjarrit ka shkuar deri në katet e sipërme të pallatit duke lënë gjurmë nëpër muret e jashtme të pallatit. Ndërsa brenda, apartamenti është i kyçur nga policia për shkak të vlerësimit të provave në terren nga grupi hetimor. Komshinjtë e 35-vjeçares, nuk rreshtin së akuzuari zjarrfikëset të cilat erdhën me vonesë në vendngjarje, ndonëse reparti zjarrfikës nga objekti në fjalë, ka një largësi gati 700 metra.

Komshinjtë jashtë kamerës, e pohojnë se zjarrfikësja, ka ardhur me 45 minuta me vonesë nga momenti i lajmërimit. Sipas komshinjve, nëse do të kishin ardhur në kohë, dy jetët do të kishin shpëtuar patjetër. Trupi i Elda Shehut është tërhequr nga morgu i Spitalit mëngjesin e sotëm për ta dërguar në fshatin Bëncë, tek banesa e të atit të 35-vjeçares.

Share This Video


Download

  
Report form