#tvora #rtvoranews
Vlora regjistroi këtë të enjte 5 raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për bashkëshortin e një farmacisteje për të cilin po zhvillohet hetimi epidemiologjik se ku është infektuar, dy të moshuar që janë raste kontakti të një familjari të tyre të infektuar më herët, 1 familjar i një gruaje në fasoneri dhe 1 kontakt i rasteve të mëparshëm.
Në total, Vlora ka 110 raste aktive me Covid-19.
Në Fier, 2 rastet janë të vatres së re në Patos, burri i gruas 50 vjeçare dhe nusja e djalit. Nga 4 persona në këtë familje, vetëm mbesa është negative. Dyshohet se infeksioni është marrë nga nusja që shoqëroi të atin në QSUT i shtruar para disa ditësh atje. Nusja ndërkohë është infermiere në urgjencën e spitalit të Fierit, por ka qenë me leje për shkak të sëmundjes së të atit.
Ndërkohë në Lushnje 4 rastet e sotme janë dy nga vatrat e njohura tashmë dhe dy raste të reja.
Në rang vendi, në 24 orët e fundit raportohen 3 humbje jete dhe 82 raste të reja me Covid.
Ndërsa në spital po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/pese-rastet-me-covid-ne-vlore-kontakte-te-personave-te-infektuar-dhe-nje-vater-e-re
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/TcPm0pDJHp4
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv