Ëmbëlsirë e ftohtë me krem dhe savojard në gotë nga zonja Vjollca

RrezeDielliOfficial 2020-07-10

Views 2

Ëmbëlsirë e ftohtë me krem dhe savojard në gotë
Përbërësit:
140 gr sheqer
80 gr miell
2 lugë gjelle niseshte
1 litër qumësht
Vanilje
50 gr gjalp
200 ml pana ëmbëlsire
1 pako biskota savojard
Recel luleshtrydhe
Përgatitja:
Në një tigan të thellë vendosim sheqerin, shtojmë në të miellin, niseshten dhe I përziejmë të gjithë përbërësit e mësipërm me tel vezësh. Shtojmë 2 të verdha veze dhe më pas qumështin e vakur i përziejmë mirë dhe vendosim tiganin në zjarrë të marrë valë dhe duke e trazuar vazhdimisht. Kur masa të trashet shtojmë vaniljen dhe gjalpin dhe e përziejmë deri sa gjalpi të tretet e mbulojmë me celefon dhe e vendosim tiganin në frigorifer për 30 minuta. Pasi kremi të jetë formuar e transferojmë më një tas shtojmë në të panën dhe e përziejmë me rrahëse elektrike deri sa kremi të lidhet plotësisht. Vendosim ne nje tas 200 ml qumësht lagim biskotat dhe I vendosim si bazë në fund të gotës. ( Por e njëjta gjë mund të veprohet dhe nëse ne duam ta bëjmë në tepsi në formën e një torte. Mbulojmë biskotat me një shtresë kremi mbi të cilën vendosim një shtresë të hollë me recel luleshtrydhe. Përsëri një shtresë me biskota më pas krem të dekoruar. I vendsoim gotat në frigorifer për 2 orë dhe I servirim të ftohta.

Share This Video


Download

  
Report form