Zaev: VMRO-ja dhe BDI-ja do të mbeten bashkë në opozitë

alsatmtv 2020-06-22

Views 1

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar është populiste dhe e parealizueshme. Zaev tha se është koha që BDi të shkojë në opozita dhe të reformohet. Kjo kërkesë e BDI-së është e papranueshme edhe për VMRO-në. Për partinë e Mickoskit nuk ka dilema se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm.

Kjo që promovohet sot nga BDI-ja është vetëm koncept nacional populist, asgjë tjetër. Besoj se nga kjo gjë do të humbë edhe BDI-ja. VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja mbeten bashkë në opozitë dhe ata si BDI ndihmojnë me këtë narrativ që të kalojnë në opozitë. Vërtetë, pas 17 vitesh pozitë, është e shëndetshme për shtetin që BDI-ja të kalojë në opozitë por është e shëndetshme edhe për to sepse në opozitë partitë përmirësohen, reformohen, etj. Le të mundohet pak BDI-ja të fitojë vota maqedonase, boshnjake, turke dhe nga bashkësitë tjera, ose VMRO-DPMNE-ja të përpiqet të fitojë vota shqiptare dhe nga bashkësitë më të vogla etnike...?-pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ne do të fitojmë në këto zgjedhje. Do të fitojmë në mënyrë të dukshme që të mos ketë dilema se kush do të jetë kryeministër. Ne kemi kandidat për mandatar dhe Hristijan Mickoski do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit. Sa i takon kërkesës së BDI-ja shkurt dhe thjeshtë, ajo është e papranueshme për ne. Vlerësojmë se bëhet për qëllimet propaganduese dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet nga VMRO-DPMNE-ja?-tha Aleksandër Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Share This Video


Download

  
Report form