VMRO Popullore: VMRO dhe BDI të sjellin ligj për branitellat dhe UÇK-në

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Raporti i revizionit për projektin 'Shkupi 2014' nesër do të dorëzohet në prokurori. Kreu i Komunës Qendër Andrej Zhernovski i cili vet do të dorëzojë materialin kontestues të projektit, shpreson se prokuroria dhe gjykata do të punojnë në bazë të fakteve dhe larg ndikimeve politike, me qëllim që të gjitha parregullsitë të sanksionohen.

"Segmenti i parë përfundoi, ai ishte raporti preliminar i cili duhej të përfundohet për 90 ditë. Unë nesër ashtu siç premtova do ta dorëzoj materialin në prokurori dhe pastaj shpresoj se do të kemi mundësi ti demantojmë të gjithë ata që thonë se në Maqedoni nuk funksionon shteti i së drejtës", deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Gjatë revizionit të projektit 'Shkupi 2014' janë konstatuar një numër i madh parregullsish. Është paguar më shumë se sa është dashur, drejtpërdrejtë është negociuar për shumat, disa prej monumenteve ende nuk janë vendosur edhe pse janë paguar, janë përzgjedhur një palë autorë ndërsa kontratat janë bërë me të tjerë. Sipas raportit, edhe pse monumenti i Metodija Andonov Çentos është dashur të kushtojë disa mijë euro, për të janë regjistruar 1 milion euro. Monumenti i Nikolla Karevit është menduar fillimisht të jetë bërë prej bronzi dhe të kushtojë 5 milion denarë, por pastaj me vendim të ri, monument i njëjtë është sugjeruar të bëhet nga mermeri që do të kushtojë 45 milionë denarë. Megjithatë, në terren është konstatuare se monumenti i paguar për tu bërë prej mermeri, është bërë prej bronzi. Por partia e kryeministrit Gruevski VMRO DPMNE të gjitha këto pohime të komisionit për revizion të Komunës Qendër i hodhi poshtë si të pabaza duke i cilësuara si të motivuara politikisht. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form