Qeveria: VMRO-ja dhe BDI-ja në pozicionet fillestare

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

VMRO-ja dhe BDI-ja vazhdojnë negociatat për qeverinë e re të mundshme, por ALSAT mëson se asnjë nga palët nuk lëkundet nga pozicionet. Partitë, nuk kanë përafruar asnjë qëndrim deri tani, dhe shkaku kryesor i ngecjes është kushti që VMRO-ja i ka vendosur BDI-së, pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit Ivanov, akt ky që do të përbënte njohjen e legjitimitetit të kreut të shtetit. Presidenti do të inaugurohet në më 12 maj, dhe nuk dihet nëse kjo krizë do të tejkalohet edhe për 4 ditët e mbetura. Jo zyrtarisht mësohet se nesër, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me mandatarin Nikolla Gruevski. Të dy selitë vazhdojnë të mbeten diskrete rreth rrjedhës së bisedimeve, ndërsa sot për herë të parë, BDI-ja është prononcuar me kumtesë, por për të përgënjeshtruar gjithçka që është thënë në media ditëve të fundit.

"BDI sqaron opinionin se spekulimet mbi kërkesat e saj për ndarjen e resorëve, janë të paqëndrueshme dhe dashakeqe. Ekipet negociuese janë ende në fazën e parë, në atë të harmonizimit të platformave zgjedhore të dy partive për bashkëqeverisje eventuale, e cila u paraprin dy fazave të tjera -- përcaktimin e parimeve të bashkëqeverisjes dhe ndarjen e resorëve".

Pavarësisht prononcimit të tillë, është e qartë se BDI-ja në këto bisedime ka si kryefjalë postin e kryetarit të Kuvendit. Kjo do të mundësonte edhe udhëheqjen e seancave në gjuhën shqipe, duke diktuar më parë ndryshimin e rregullores së Parlamentit. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form