Të martën në mbrëmje, policia e barit, gjatë kontrolleve të bëra në momentin e nisjes së pasagjerëve në port, ka zbuluar në një makinë, trupin e pajetë të një personi. Në makinë, ishin dy qytetarë kosovarë, që po udhëtonin drejt vendit të tyre. Trupi i pajetë, ishte mbështjellë me një batanie dhe ishte sistemuar në një kuti. Nga verifikimet e bëra, u zbulua se personi i pajetë kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe se dy transportuesit donin ta dërgonin në atdhe për ta varrosur atje por duke evituar rregullat e detyrueshme në raste të tilla. Pasi u konstatua shkelja, dy pasagjerët i janë nënshtruar një sanksioni administrativ. Autoritetet gjyqsore dhe mjeku ligjor u njoftuan menjëherë dhe vendosën dërgimin e trupit të pajetë në morg. Sipas mediave italiane, dy shtetasit kosovarë, ishin ngarkuar me misionin nga një agjenci funerale.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Port#Bari#TopChannel