Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kosova tashmë është pjesë e shumë federatave ndërkombëtare, ku e fundit që pranoi anëtarësimin e shtetit më të ri në Ballkan me të drejta të plota ishte federatë e atletikës, i vetmi sport ku të gjithë presin me padurim përfshirjen e Kosovës në instancat ndërkombëtare është futbolli, pikërisht në lidhje me këtë u shpreh presidenti i federatës kosovare të futbolli Fadil Vokrri, i cili deklaroi se Kosova shumë shpejt do të bëhet pjesë e futbollit europian dhe botëror.
Fadil Vokrri: Ne shpresojmë dhe jemi në kontakte të vazhdueshëm si me UEFA dhe me FIFA dhe mendoj se tashmë kemi harmonizuar një ?Ne jemi në rrugë të sigurt të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe mendoj që ajo do të ndodhë shumë shpejt.
Talente të shumtë si Xherdan Shaqiri apo edhe Granit Xhaka e kanë bërë të qartë që nëse Kosova pranohet në UEFA dhe FIFA, atëherë ata do të ishin të gatshëm të përfaqësonin ngjyrat e atdheut të tyre
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/fadil-vokrri-per-pranimin-e-kosoves-ne-rruge-te-sigurt-drejt-uefa-s-e-fifa-s/