Plackitet lokali tek Ministria e Rendit (7 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-16

Views 3

8 mijë lekë të vjetra që kanë rezultuar të humbura në një arkë në lokalin e Ministrisë së Rendit kanë vënë menjëherë në alarm jo vetëm kamarierin e plaçkitur por dhe të tjerë persona në godinën ku ndodhet zyra e Ministrisë dhe Laboratori i Kriminalistikës. Rreth orës 13:00 kamarieri Ymer Abazi sipas versionit zyrtar, ka gjetur bosh një arkë metalike ku mbante paratë e xhiros së ditës në një nga kthinat e lokalit.
Pas kësaj është lajmëruar Policia e Tiranës ndërkohë që rreth godinës lajmi për një vjedhje është shoqëruar me hipoteza për humbjen e dosjeve mjaft të rëndësishme në Laboratorin e Kriminalistikës, një kat më lart se lokali i policisë. Megjithëse kjo godinë, është në proces riparimi në Ministrinë e Rendit, të garantojnë se nuk është vjedhur apo tentuar të vidhet asnjë dokument i laboratorit.
Punëtorët që punojnë janë tërësisht të regjistruar dhe të mbikqyrur si dhe pretendojnë në siguri të plotë të dosjeve në këtë digaster. Ndërsa për vjedhjen e parave, vetëm pak metra larg godinës kryesore të Rendit që ruhet me policë në hyrje dhe në një lokal ku kalojnë jo pak orë në ditë uniformat blu, njerëzve të ministrisë u mbeten të kafshojnë buzën dhe të presin rezultatet e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës për të nxjerrë emrin e hajdutit që ka plaçkitur nën hundën e policëve.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form