Ministria e Rendit, emerime te reja ne komisariatin e Tropojes - (11 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-05

Views 1

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Pas një mbledhje të gjatë analizë në Ministrinë e Rendit Publik, e cila ka përfunduar në orët e vona të natës, ministri i Rendit Spartak Poçi, ka firmosur emërimin e një ushtaraku, Ali Gjonit, si komisar policie për Tropojën. Pas shkarkimeve të bëra në drejtuesit e organikës së policisë së qytetit, Tropoja drejtohej nga nëndrejtori i prefekturës Shyqyri Gjosha. Prej sot Tropoja do të drejtohet nga Ali Gjoni, shef i degës së mobilizimit.

Ndërkohë me fillimin e punës nga Gjoni, shumë shpejt do të plotësohet edhe organika me emërimin e shefave për sektorin e krimeve, sektorin e personelit dhe sektorin e rendit. Ndërsa për pretendimet e PD, për arrestimin e sekretarit të kësaj partie për degën Tropojë, nga drejtoria e policisë së prefekturës, komunikohet se Agim Demiri është shoqëruar në polici vetëm për një verifikim.

?Ne do të mbështesim lëvizjet për lirimin e të burgosurve politikë në këtë qytet?, ka deklaruar zëdhënësi i PD Edi Paloka, duke iu referuar arrestimeve të bëra në Tropojë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form