Ministria e Rendit, analiza tre mujore e rendit ne vend - (28 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-23

Views 1

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në Nëntor policia shqiptare do të fillojë një fushatë me goditje të rreptë frontale ndaj trafiqeve klandestine. Në një mbledhje analizë të Drejtorisë së Policisë, për tre muajt e fundit, krerët e rendit në drejtimin e Ministrit Poçi kanë analizuar si një sukses për këtë periudhë, sigurimin e procesit zgjedhor, por në kohën e mbetur deri në fund të vitit, do të zbatohen disa projekte të ministrisë, për luftën kundër krimit të organizuar ka urdhëruar ministri Poçi.

?Gjatë kësaj periudhe duhet t?iu tregojmë partnerëve se dimë të punojmë, për të mos qenë një nyje e trafiqeve sidomos në Adriatik?, ka kërkuar ministri i Rendit. Po sot në Ministrinë e Rendit, në një mbledhje kokë më kokë Poçi me drejtorët e policisë, kanë analizuar në lidhje me situatën në rrethin e Tropojës, duke formuluar një plan konkret për masa sigurie në qytetin e Bajram Currit, pas trazirave në muajt të fundit./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form