Partitë kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Më 15 korrik vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Këtë e konfirmoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili deklaroi se kushtet e VMRO-DPMNE-së janë pranuar dhe se lëvizje nga kjo datë nuk ka. 13 dhe 14 korriku do të jenë data kur do të votojnë personat në vetizolim, të sëmurët me Kovid-19 dhe qytetarët që kanë sëmundje të tjera dhe nuk janë në gjendje t?iu drejtohen kutive të votimit. Do të propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim përputhjen e afateve me datën e zgjedhjeve.
?15 korrikun e vulosim si datë përfundimtare për në të cilën me garanci do të merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja. Sot fola përsëri me Mickoskin dhe më tha se pranon zgjedhje më 15 korrik?, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmoi se subjekti i tij do të merr pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut.
?Dy kushtet që i kërkuam janë pranuar, e para protokolli për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe e dyta misioni i OSBE-ODIHR-së ta mbrojë vullnetin e qytetarëve?, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Për BDI-në 15 korriku është datë e pranueshme.
?Ftojmë të gjitha institucionet e vendit të përgatisin të gjitha protokollet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve?, njoftojnë nga BDI.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa këmbëngul në datë me konsensus dhe proces legjitim.
?Kemi vlerësuar se përveç 12 prillit është e pranueshme çdo datë tjetër që do të sillet me konsensus të plotë nga të gjitha forcat politike në vend?, thonë nga ASH-AAA.
Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se dekretin për zgjedhje do ta ndryshojë pasi partitë politike të arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve. Për nisjen e procedurave zgjedhore, KSHZ-ja pret datën zyrtare nga Kuvendi.
Adrian Kerimi