LSDM-ja kërkon që zgjedhjet parlamentare të mbahen në mesin e muajit qershor. Qëndrimi i socialdemokratëve doli pas takimit që kreu i partisë, Zoran Zaev zhvilloi me partnerët e koalicionit parazgjedhor. Sipas Zaevit vendit i nevojiten zgjedhje të menjëhershme, nëse për këtë japin pëlqim edhe institucionet shëndetësore. Arsyet ekonomike, shëndetësore dhe politike Zaev do t?i shpalos edhe në takimin e liderëve tek presidenti.