Ora New - Vazhdojnë tenderat e dyshimtë të kompanisë Eco Tirana

Ora News Lajme 2020-06-15

Views 0

#tvora #rtvoranews
Vazhdojnë tenderat e dyshimtë të kompanisë Eco Tirana. Pesë muaj pas themelimit, në nëntor të vitit 2016 ky institucion i themeluar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në bashkëpunim me bashkinë e Veronës në Itali ka shpallur fituese një kompani e cila ende nuk ka qenë e regjistruar në Shqipëri.

Sipas të dhënave në agjencinë e prokurimeve publike, me kompaninë Global Eco është firmosur kontrata me vlerë mbi 232 milionë lekë të reja. Qëllimi ka qenë ?Blerje automjete për pastrimin e qytetit për Eco tirana sh.a për vitin 2016?.

Në mënyrë tejet të çuditshme rezulton se Global Eco nuk ka qenë e regjistruar në Shqipëri në datën 1 nëntor të vitit 2016, kur dhe ka firmosur marrëveshjen. Madje në APP jepen të dhëna të regjistrimit të kësaj sipërmarrje në Itali.

Për më tej tenderi është bërë me negociim, pra pa garë, Eco Tirana e ka thërritur për të marrë fondin me qëllim blerjen e mjeteve.

Vetëm 16 ditë më pas Global Eco hap nipt në Shqipëri, të cilin e ka pezulluar në prill 2017, e ka hapur sërish në korrik dhe e ka pezulluar në shtator të po të njëjtit vit, por pa afat.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/vazhdojne-tenderat-e-dyshimte-te-kompanise-eco-tirana

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form