#tvora #rtvoranews
Pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Veronën dhe krijimit të kompanisë ?EcoTirana?, Tirana do aplikonte diferencimin e mbetjeve në kosha të veçantë.
Në fakt duket se përveç ngjyrave të kazanëve, gjithçka tjetër mbeti vetëm në letër.
Vetëm për shërbimin në atë që u quajt ?zona e kuqe?, brenda unazës së kryeqytetit, Bashkia Tiranë parashikohej t?i jepte për të menaxhuar kompanisë Eco Tirana 2,5 milion euro në vit.
Sipas të dhënave në APP, 7 prokurimet e para janë zhvilluar me negociim nga Eco Tirana kapin vlerën e 3.5 miliardë lekëve ku qëllimi ishte kryesisht blerje mjete pastrimi, promovim, karburante apo sigurime.
Në shkurt të vitit 2018, kjo kompani zhvilloi tenderin për blerjen e kazanëve për material të riciklueshëm dhe të pariciklueshëm, por sërish të gjitha mbetjet bashkohen në një vend.
Për blerjen e 130 kazanëve, ndër to 40 për material të riciklueshme, ky tender kap vlerën e 69 milionë lekëve, të cilin e fitoi Assoplast Albania.
Aksioneri është një shtetas i huaj, Fausto Simonazzi. Në fakt kjo kompani është krijuar në prill të vitit 2017, por duket se nisjen e ka pasur të mbarë. Open data e ka renditur këtë process me flamur të kuq me shënimin mungesë konkurrence
Përmes kësaj nisme Bashkia e Tiranës u hoqi të drejtën shumë personave, të cilët përmes grumbullimit të mbetjeve të caktuara, siguronin të ardhurat për mbijetesë.
Kjo veprimtari u cilësua nga kryebashkiaku Veliaj si e palejuar madje dhe paralajmëroi për gjoba.
Megjithatë sërish, diferencimi i mbetjeve mbetet një mision i pamundur dhe madje shpesh rikthehen konfliktet me komunitetin rom, apo persona të tjerë që tentojnë të mbledhin kanaçe apo materiale të tjera të riciklueshme.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dyshimet-e-tenderave-te-eco-tirana-7-prokurime-pa-gare
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp