#rtvora #oranews
Pallati 159 në Kombinat ishte një nga shumë godinat në këtë zonë që u dëmtuan rëndë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Grupet e inspektimit e shpallën atë të pabanueshëm, por kjo nuk ka penguar disa familje të këtij pallati që të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre dhe të jetojnë ccdo ditë me shpresën se toka nuk do të lëkundet sërish nga një tërmet tjetër.
Bonusi i pamjaftueshëm i qirasë dhe mungesa e një zgjidhje alternative nga Bashkia e Tiranës i ka detyruar banorët që të mos lëvizin nga ky pallat.
Ata ankohen se bashkia i ka harruar dhe se nuk kanë asnjë mudnësi strehimi tjetër, ndaj dhe janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara. Merushe Voci tregon për "Ora News" se që prej 26 nëntorit nuk ka lëvizur nga shtëpia pasi sipas saj me bonusin e qirasë prej 1 mijë e 800 lekësh nuk gjen shtëpi me qira.
"S'kam gjetur shtëpi. Ku të gjej shtëpi? Shtëpitë janë shumë të shtrenjta. Neve nuk ja dalim dot me aq bonus sa marrim. Pensionet i kemi shumë të vogla që t'i plotësojmë diçka".
Madje 83 vjeçarja tregon se bashkia u ka dhënë vetëm muajin e parë bonusin dhe ankohet se me pensionin e saj nuk mund të marrë shtëpi me qira, pasi sipas saj ai nuk i del as për ilaçe dhe për tu ushqyer.
"Po ku të vemi mo nëne ku të vemi? Ça po na bëjnë? Llafe plot. Llafe ka plot, por nuk po shikojmë gjë. Pensionet i kemi shumë të vogla. Aty paguajmë qiranë, aty paguajmë dritat, aty ujin, aty të gjitha. S'na ngelet as çereku për të jetuar".
Po në këtë pallat jeton edhe familja Lapi. Kryefamiljarja tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe nga institucionet e tjera shtetërore.
"Edhe ato që janë ndihma gjasme, që u dhanë aty unë nuk i kam marrë akoma. Këto ushqimet, gjërat çfarë dhanë. Të na japin një lloj drejtimi se çfarë do të bëjmë. Se po nuk na dhanë dhe bonusin na rrofte ne pastaj që të dalim jashtë. Me çfarë do të hamë. Do të paguajmë dritat apo të gjitha këto".
Edhe pse frika për të jetuar brenda këtij pallati është e madhe banorët theksojnë se jeta e tyre tashmë është vetëm në dorë të Zotit që të mos i sjellë një tjetër tërmet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tirana-ne-meshire-te-fatit-pas-termetit-banoret-pa-asnje-ndihme
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp