BERAT - Aksi rrugor Berat-Skrapar është lënë prej vitesh në gjendje të amortizuar. Banorët e drejtuesit e mjeteve ankohen për këtë situatë që sipas tyre rëndohet edhe më shumë kur ka reshje shiu.
Rruga kryesore e lagjes periferi Uznovë në dalje të qytetit të Beratit prej vitesh është lënë në mëshirë të fatit. Rruga kryesore e kësaj zone është e shkatëruar në të gjithë gjatësin e saj, e mbushur me gropa, pa trotuare dhe ndriçim.
Mjetet qarkullojnë në vështirësi, ndërkohë që në ditët me rreshje situate bëhet dhe më e rënduar. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët ankohen se prej vitesh është premtuar ndërtimi i rrugës në këtë aks, por asgjë nuk është bërë.
Janë 70 km rrugë që lidhin Beratin me bashkin e Çorovodës, pjesë e së cilës është dhe rruga e lagjes Uznovë, e cila ndodhet krejtësishtë në mëshirë të fatit dhe për këtë nuk shqetësohet askush.