Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot, se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po mbledhin të dhënat, pavarësisisht se Komisioni Për Mbrojtjen e të Dhënave ka nisur procesin e bllokimit të këtyre të dhënave.
Në një dalje për mediat, nga selia e PD deputetja Albana Vokshi i bëri apel të gjithë prindërve por edhe punonjësve të administratës që të mos firmosin formularin për marrjen e të dhënave.
Deklarata e plotë e Kryetares së Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi.
Pak kohë më parë, Partia Demokratike denoncoi publikisht shkeljen e Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi në lidhje me urdhërat e lëshuar nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu për grumbullimin e të dhënave personale te prindërve të fëmijëve që ndjekin arsimin publik dhe të pacientëve në Qendra Shëndetësore.
Duke ndjekur rrugën institucionale, Partia Demokratike i kërkoi Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, të reagonte ndaj këtij skandali, si dhe dorëzoi zytarisht padinë penale në Prokurori për veprën penale "shpërdorim të detyrës" dhe "përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore".
Kjo është përgjigja zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave që ka nisur proçesin e hetimit administrativ për Ministrinë e Arsimit. Nëpërmjet urdhërit të datës 4 maj Komisioneri ka urdhëruar "bllokimin e përpunimit të të dhënave personale deri në momentin e përfunidmit të hetimit".
Pavarësisht këtij vendimi, Ministrja Nikolla, e urdhëruar nga Rama, vazhdon me insistim shkeljen e ligjit për grumbullimin e të dhënave personale të prindërve me qëllim përdorimin e tyre në funksion të manipulimit të zgjedhjeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-nikolla-e-manastirliu-po-vazhdojne-te-mbledhin-te-dhenat-personale