Ora News - Të dhënat personale, PD padit Ramën, Nikollën dhe Manastirliun

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD depozitoi padi penale në Prokurorinë e Përgjithshmne për kryeministrin, ministren e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë për shpërdorim detyre. Padia lidhet me kërkesën e këtyre institucioneve për marrjen e të dhënave personale prindërve dhe pacientëve.

Vokshi: Për marrjenm, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të prindërve të tëe gjithë nxënësve të të gjitha shkollave në të gjithë vendin dhe në ndërhyrjen e kartelave personale mjekësore të pacientëve që bëjnë vizita në qendrat shëndetësore. Informacioni i kërkuar emër, mbiemër, numër personal, email, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhëri i Ramës për të marrë këto të dhëna është një shkelje ligjore dhe është një veprim antikushtetues.

Në padi demokratët kërkojnë pezullimin nga detyra të kryeministrit dhe ministrave me argumentat se mund të prishin provat e hetimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-dhenat-personale-pd-kallezon-ramen-nikollen-dhe-manastirliun

Share This Video


Download

  
Report form