Report TV - Mbledhja e të dhënave personale, PD kallzon Ramën, Nikollën dhe Manastirliun

Report TV 2018-05-15

Views 0

Partia Demokratike përfaqësuar nga deputet Albana Vokshi dhe Bardh Spahia ka kallëzuar sot në Prokurori, kryeministrin Edi Rama, ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe atë të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kallëzimi është bërë për shkak të marrjes së të dhënave personale nëpërmjet nxënësve dhe kartelave mjekësore. Partia Demokratike e ka cilësuar si jo kushtetuese këtë veprim nga ana e Edi Ramës dhe kabinetit të tij.

Vokshi tha se mbledhja e të dhënëave personale të pacientëve dhe prindërve të nxënësve, përfshirë NID, bëhet për arsye zgjedhore.

Deklarata e deputetes Albana Vokshi
Bashkë me kolegun tim Bardh Spahia në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike sapo regjistruam një kallëzim penal kundër kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Lindita Nikolla, si dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu për marrjen, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të prindërve të të gjithë nxënësve të gjitha shkollave, si dhe për ndërhyrjen në kartelat mjekësore të pacientëve, të cilët vizitohen në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Informacioni i kërkuar; emër, mbiemër, numri i kartës së identifikimit, adresa e e-mailit, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhri i Edi Ramës për të marrë këto të dhëna personale të cilat përbëjnë më shumë se 70% të të gjithë qytetarëve të të gjithë Shqipërisë është një shkelje ligjore dhe është një veprim antikushtetues. Neni 35 i Kushtetutës e përcakton qartë se këto të dhëna të cilat bëjnë identifikimin e qytetarëve konsiderohen të mbrojtura me Kushtetutë dhe me ligj.

Share This Video


Download

  
Report form