PD: Prokuroria te nise hetimet per marrjen e te dhenave personale

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

Partia Demokratike akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se për arsye elektorale, por përpiqet të marrë në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të qytetarëve. Selia blu ka siguruar dhe një e-mail ku kjo ministri urdhëron mjekët të regjistrojnë krahas gjendjes shëndetësore edhe të dhëna e pacientëve si: numrin e kartës së identitetit, atë të celularit dhe e-mailin.

Urdhri sipas e-mailit të publikuar është dhënë nga zyra e kryeministrit.

Të premten demokratët bënë publike se pjesë e këtij skandali është dhe Ministria e Arsimit, pasi ka shpërndarë një formular nëpër shkolla ku ju kërkohet nxënësve të dhënat personale të prindërve brenda ditës së premte. Por në reagim ndaj kësaj akuze ministria e Arsimit tha se nisma synonte ndërtimin e rrjetit të komunikimit në kohë reale mes prindërve dhe mësuesve.

Share This Video


Download

  
Report form