Eksperti Saimir Bakalli: Në institucionet shtetërore kujdestarët e fëmijëve janë të pakualifikuar

RrezeDielliOfficial 2020-06-15

Views 5

Sot në studion e Rreze Dielli u diskutua për vërtetësinë e abuzimeve seksuale në institucionet shtetërore për kujdesin për fëmijë si më ekspertin e kujdesit alternativë Saimir Bakalli si dhe psikologen Jonida Haxhiu e cila tregoi se si mund ti tregojmë fëmijëve se cfarë janë abuzimet seksuale dhe se si mundtë mbrohen fëmijet prej tyre.
Eksperti Saimir Bakalli thotë se në institucionet shtetërore nuk janë më shumë 600 fëmijë nën mbrotjen e shtetit.
?? Në Shqipëri në fakt institucionet mund të themi se janë në një numër minimal, sepse fëmijët jqë janë në këto institucione nuk janë në një numër shumë të madh, shkon rreth 600 fëmijë në total për gjithë Shqipërinë??. Por stafet që janë në këto institucione, shumica prej tyre janë vetëm me një shkollë të mesme. Tashmë ne kemi futur psikologë, punonjës social, personel të kualifikuar që të merren me cështjet e fëmijëve sepse një kujdestare duhet te jetë me një shkollë të lartë, të paktën të ketë background-in e shkencave sociale. Kjo gjë nuk është, nuk ndodh. E dyta shteti duhet të ketë politika që fëmijët mos shkojnë direkt në këto institucione.

Share This Video


Download

  
Report form