Mësimi me turne, eksperti Vejsiu për Report TV: Dëmtohen në mënyrë të veçantë ata që janë pasdite

Report TV 2020-12-23

Views 0

Procesi arsimor ka një muaj që ka filluar në kohë pandemie, ku nxënësit janë përballur me vështirësi dhe mësimin me turne.

Ekspert i Arsimit, Fatmir Vejsiu ka folur për Report Tv, për efektet që ka pasur tek nxënësit mësimi me turne në kohë pandemie.

Ndërprerja e shkollës për një kohë shumë të gjatë ka efekte të pakonsiderueshme në lidhje me efektet që ka mësimi kokë më kokë me nxënësit. Në qoftë se kjo do të përsëritet mua më pëlqen sepse nga viti i kaluar nxënësit mbartin boshllëqe të shumta dhe këto duhen rikuperuar në një kohë relativisht të gjatë. Unë do të mendoja që krahas përsëritjes Ministria e Arsimit të organizojë edhe një testim kombëtar për të parë nivelin e nxënësve. Nuk mund të shkosh në një shkallë më të lartë, kur nuk ke marrë nivelin më të ulët të tij. Po flas për lëndët shkencore, matematikë nuk mund të zgjidhet dot sistemin e inekuacioneve, kur nuk di t'i zgjidhësh. Është e domosdoshme të shikohet nëse informacionet janë rritur ose janë përditësuar", tha Vejsiu.

Më tej ai u pyet nëse janë mbajtur premtimet se në tekstet shkollore do të kishte informacione për mbrojtjhen nga tërmeti, pasi kaluam disa tërmete në vendin tonë, njëri prej tyre me pasoja fatale. Por edhe për t'u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit.

"Nuk më duket e arsyeshme të pretendohet se brenda 6 muajsh të ribëhen tekstet. Tekstet nuk bëhen çdo vit, tekstet bëhen me procedura të gjata. Por ama në shtojca janë dhënë udhëzimet që çdo shkollë duhet të kryejë udhëzimet për të ndërgjegjësuar nxënësit, mësuesit, prindërit për t'u mbrojtur nga Covid, edhe nga zjarri edhe nga tërmeti. Jemi në disa situata njëra pas tjetrës dhe nuk kanë reshtur së pushuari udhëzimet e ardhura dhe iniciativat e mësuesve për të realizuar diçka të tillë", u shpreh Vejsiu.

Share This Video


Download

  
Report form