Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur optimist për sezonin turistik pas COVID-19. Optimizmin e gjen te prenotimet që nuk janë anuluar, por shtyrë si hotelet që janë pothuajse plot gjatë fundajave në bregdet. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Klosi u shprehet turizmi këtë vit do të jetë i përqendruar nga turistët e rajonit, emigrantët e rikthyer dhe ai i brendshëm, patriotik, por duhet përgatitur që nuk do jetë i njëjti me atë të një viti më parë kurrsesi.