Report TV - Berisha: Rama ka ndërruar emrin pasi akuzohet në hotelet e Spanjës për një krim

Report TV 2016-05-26

Views 2

Nga foltorja e Kuvendit ish kryeminsitri Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministri Rama e këtë herë për formularët e vetëdeklarimit. Në fjalën e tij Berisha tha se Rama duhet të japë llogari edhe për atë që ka thënë se në veri të vendit ka kriminelë. Situata u tensionua në Kuvend kur Berisha i kërkoi kryeministrit Rama në foltore të japë llogari për këtë ndryshim. Deputeti socialist Taulant Balla nga vendi u ngrit duke i'u drejtuar me tone të ashpra ish kryeministrit i cili e ka quajtur edhe atë kriminel

"Rama me një racizëm të ulët të ndryrë anti shqiptarë paraqet veriun si kullë kriminelësh, dhe dijeni të dashur qytetarë nga veriu se ky është koncepti anti-shqiptarë për ju. dëgjoja në TV njeriun ëm të afërm të tij që thonin nga Laçi Vermosh e Tropojë ka vetëm kriminel. Ai i thotë të huajve se veriu ka kriminelë."-tha Berisha

Ai tha se është akuzuar se i ka ndërruar emrin kryeminsitrit Rama po tani rezulton se e ka ndërruar vetë sipas formularit e për këtë duhet të japë llogari. Berisha tha se Rama e ka ndërruar emrin pasi akuzohet në hotelet e Spanjës për një krim të tmerrshmë

"Ligji i Dekriminalizimit zbuloi fytyrën e vërtetë të krimit, vrasësit, trafikantët dhe ujo vetëm dhe njerëzit me dy emra dy fytyra katër emra dhe jo ata që e ndërrojnë me dëshirën e tyre. Them për ata që kanë gjetur të mbulojnë krimet me ndërrimin e emrit. Për Ramën jam akuzuar se po i ndërroj emrin po ja që doli që s'ja kam ndërruar unë emrin po e ka ndërruar ai. I kam thirrur në emin e vërtetë, të vijë të tregojë këtu se për shkak të dosjes spanjolle e Katrovskit nga edvin u bë Edi. Në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për krim në hotelet spanjolle. Janë në media kur e akuzonin."-tha ish kryeministri

Situata u tensionua në Kuvend kur kryeministri kërkoi kryeministrin Rama në foltore të japë llogari për këtë ndryshim. Deputeti socialist Taulant Balla nga vendi u ngrit duke i'u drejtuar me tone të ashpra ish kryeministrit i cili e ka quajtur edhe atë kriminel

Share This Video


Download

  
Report form