Maqedonia është në pritje të ratifikimit nga Spanja të Protokollit për anëtarësim në NATO. Ministrat në Spanjë tashmë i kanë dhënë deklaratat e tyre solemne dhe sigurisht javën e ardhshme do të fillojë procedura parlamentare, thotë ministrja e mbrojtjes, Radmila Sheqerinska. Ajo pret që në periudhën e ardhshme edhe Kuvendi ta votojë ratifikimin. Por, thekson se qeveria do të presë ratifikimin nga Maqedonia derisa Spanja të ketë kryer pjesën e saj të obligimit.