Së shpejti Partia Socialiste do të mbledhë Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të saj. Puna e bërë gjatë tre viteve nga Aleanca për Shtetin do të jetë në krye të debatit socialist. Në këtë takim socialistët do të bisedojnë dhe për punën e ministrae të veçantë të kabinetit Meta. Për Televizionin Klan është prononcuar sot kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano:
Gazetarja: Zoti Nano si do të konkludojë shqetësimi i Kryeministrit Meta i përcjellë në mbledhjen e fundit të kryesisë për Ministren Shuli. Në bazë të këtij shqetësimi Meta është shprehur që ka konsumuar shumë orë në ditë me ministren dhe stafin e saj dhe nuk ka rezultat. Do të kemi ndryshime në qeveri?
Fatos Nano: Ne kemi dëgjuar vazhdimisht me shqetësimin dhe vëmendjen e duhur analizat dhe informacionet që Kryeministri Meta ka ndarë në kryesinë e partisë dhe me mua si kryetar i saj për nevojën e përballimit më të mirë në racionalitet, më me shumë rezultate dhe është detyra e vetë qeverisë dhe në sektorin që ju përmendni, në sektorin e infrastrukturës.
Nano më tej pohon se Meta do të vazhdojë të ketë mbështetjen për të gjitha veprimet që mënjanojnë shpenzimet në kohë.
Gazetarja: Zoti Nano keni shumë kohë që jepni mbështetje Metës. Kur do ta nxjerrë Meta në pah mbështetjen tuaj?
Fatos Nano: Meta në pah e ka bashkëpunimin e frytshëm dhe krejt partnerial me mua dhe me partinë e tij dhe nëqoftëse ju prisni ndryshime që skanë ndodhur unë jam këtu për të ju sjellë në vëmëndje që ndryshimet ndodhin vazhdimisht.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/