Nano per klubin ballkanik me politikane te elites - (26 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-22

Views 0

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Në Ohër të Maqedonisë është zhvilluar takimi me temë ?Europa Juglindore, një vit pas Paktit të Stabilitetit?, ku morën pjesë mjaft personalitete të rajonit. I ftuar në këtë takim kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, bënë publike iniciativën e ish-presidentit bullgar Zhelio Zhelev, për krijimin e një klubi ballkanik me politikanë të elitës, ku është i ftuar për bashkëpunim dhe ish-presidenti Sali Berisha.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Unë do të veçoja idenë e krijimit të një klubi të politikanëve të ballkanit, ku jam ftuar dhe unë të jem anëtar themelues. Koncepti është që në një format të tipit të klubit të Romës apo të Parisit, të ftohen personalitete politike të ballkanit, nga vendet anëtare të procesit të Paktit të Stabilitetit, ku të zhvillohen analiza nga liderët ballkanik, që janë të orientuar nga përshpejtimi i integrimit Euroatlantik të rajonit?.

Lidhur me pjesmarrjen e Berishës në këtë klub të elitës së politikanëve ballkanik, Nano tha:

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Është një provë është një sfidë dhe për përfaqësues të opozitës, që të punojnë dhe të bashkëpunojnë konkretisht për këto synime dhe të ndahen nga populizmi. Në rast se Berisha është i gatshëm të ndahet nga populizmi atëhere nuk mendoj se është i paragjykueshëm vendi dhe pjesmarrja e tij në këtë iniciativë?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form