Fatos Nano intervistë për Metën - (7 Mars 2000)

RTV KLAN 2019-12-19

Views 38

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Nuk mund ta privatizoj autoritetin e kryetarit të Partise Socialiste, as në dobinë time as në dobi të tjetër kujt dhe nëse toleranca është një fenomen që ka munguar deri më sot në Shqipëri, atëhere më lejoni të them që nuk do të lejoj askënd të mendoj ashtu si deri dje, në të ardhmen që mund ta përdorin Fatos Nanon si instrument apo etiketë me të cilën mund të zënë më pak apo më shumë vend në tregun e politikës shqiptare?.

Gazetarja:- Ka qënë thjesht e detyruar kompromisi juaj me kryeministrin Meta?

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Më lejoni të them që nuk ka ndonjë dramë që mund të cilësohet grindje apo pajtim me zotin Meta, nuk ka asnjë kompromis të ri sepse janë marreveshje të bëra në sytë e publikut dhe institucioneve të PS, të farkëtuara me një luftë të përbashkët, me një jetë të përbashkët politike me zotin Meta dhe me kolegët e tjerë të PS dhe aq më pak janë kompromise personale dhe parimore?.

Gazetarja:- Shtypi ka komentuar ulje të Nanos përpara Metës, a është e vërtetë kjo?

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Jemi të ulur krah për krah, punojmë sëbashku dhe nuk besoj se zoti Meta mendon ndryshe?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Share This Video


Download

  
Report form