Në qytetin e Fierit maturantët janë shfaqur para shkollës pa maska e doreza, që i kanë detyrim para se të hyjnë në shkollë. Ata janë shfaqur të grumbulluar në dyert e shkollës duke qëndruar pranë njëri tjetrit pa asnjë masë mbrojtëse. Testimit të maturës për gjuhën e huaj ditën e sotme do i nënshtrohen 1388 maturantë. Në Fier janë 19 qendra provimi, prej tyre 12 në shkolla publike dhe 7 në shkolla private.
Procesi i provimit do të menaxhohet nga 165 administratorë dhe do të jenë prezentë në të gjithë shkollat 20 punonjës policie, 20 përgjegjës provimi, 20 mjek e psikolog për çdo rast nevoje.